Portreti prej druri i Nene Terezes ne qender te nje ekspozite

Portreti prej druri i Nene Terezes, ne qender te nje ekspozite

Një gdhendje prej druri e Nënë Terezës ka marrë pozitën qendrore këtë javë në një kishë në Poole. Kjo është puna e fundit e vlerësuar me çmimin e zejtarisë për  Dr. Bill Merrington. Aktualisht në shfaqjen e Kishës së Shën Palit, Canford Heath, skulptura prej druri, përshkruan misionaren shqiptare, e cila është duke i ofruar Zotit një fëmijë.

Dr. Merrington, i Universitetit të Bournemouth, filloi të gdhendte figura prej druri dhjetë vjet më parë. “Unë fillova të bëja kuaj prej druri, pasi ky ishte një ndër pasionet e mia dhe ky realizim erdhi pikërisht nga ky fakt. Por kjo është diçka më e vështirë, sepse është një portret dhe duhet më e detajuar”,-thotë artisti.

Veprat e tij të mëparshme përfshijnë disa modele të Gandhit, bustet qendrore të Nelson Mandelës dhe Kryepeshkopit të Canterbury-it, Rowan Williams, për të cilin fitoi dhe titullin ndërkombëtar të vitit për gdhendje druri, në vitin 2011. 58-vjeçari tha se ai realizon secilën nga skulpturat, pasi ka studiuar më parë imazhet e këtyre figurave.

Dr.Merrington ka shpenzuar me qindra orë për realizimin e secilës prej këtyre figurave në kopshtin e shtëpisë së tij. “Unë dëshiroja për të gdhendur figurën e Nënë Terezës, sepse ajo ishte shumë frymëzuese dhe dha aq shumë nga shpirti i saj, për të ndihmuar të tjerët të cilët ishin duke vuajtur. Unë kam punuar për këtë prej rreth një viti. Për punimin e një busti normal, zakonisht më nevojiten rreth 200 orë. Mendoj që për këtë punim më janë dashur rreth 400 orë”,-tha Dr.Merrington.

Figura e Nënë Terezës është në qendër të koleksionit të një ekspozitë të lirë në kishën e Shën Palit. Ekspozita e cila përfundon sot, gjithashtu përmban piktura, vizatime dhe fotografi të figurave të tjera duke përfshirë Martin Luther King dhe Nelson Mandelën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama