Portugalia fitoi për herë të parë në historinë e saj Kampionatin Europian të futbollit, duke mundur Francën në finale me një gol të Eder të shënuar në pjesën e dytë të kohës shtesë.
Trofeu u ngrit ka Kristiano Ronaldo, por si e komentuan mediat ndërkombëtare suksesin e luzitanëve.
Mediat franceze pasqyrojnë në titujt e tyre zhgënjimin e Francës në minutat e fundit të lojës, ndërsa mediat e tjera i bëjnë jehonë suksesit të Portugalisë me fitimin e titullit të parë.
Titujt e disa prej mediave ndërkombëtare:
L' Equipe -Për të qarë
Le Parisen - Portugalia fiton trofeun e saj të parë
Le Figaro - Portugalia prish ëndrrën e bluve
France Football - Një zhgënjim i tmerrshëm
O'Jogo - Portugalia është Kampione e Europës
Marca - në Emër të Kristianos. Një gol i Eder në minutën e 109 bën kampione Portugalinë pavarësisht dëtmimti të yllit të saj.
La Gazzetta Dello Sport - Portugali, Europiani është I yti! Eder ndëshkon Francën. CR7m, nga drama në triumf.
AS- Marcanazo në Saint Denis.
Sportmediaset - Portugalia ëhstë Kampione e europës. Super Eder bën të qajë Francën
Daily Mail - Portugali trondit organizatorët e Francës për të fituar Euro 2016 falë golit të dështimit të Suonsit, Eder... dhe ia fdolën pa Ronaldon
The Guardian - Eder shënon për të fituar Euro 2016 për Portugalinë
Bild - Portugalia çon Kupën. Titull Europian pas dramës së ROnaldos
Kicker - vendos Eder, Portugalia ëhstëkampione eEuropës