UPDATE/ Portugalia është skuadra e parë finaliste e këtij Europiani. Luzitanët u kualifikuan pas fitores që arritën sot në mbrëmje ndaj Uellsit.
Takimi i vlefshëm për gjysmëfinalet e "Euro 2016"-ës mes Portugalisë dhe Uellsit përfundoi me rezultatin 2-0. Pas një pjese të parë pa shumë raste dhe kur dominoi loja e kujdesshme nga të dyja ekipet, ndryshe rezultuan 45´ minutat e dyta.
Ronaldo dhe Nani me dy gola të shpejtë në minutat 50´ dhe 53´ kaluan Portugalinë në avantazh. Nga ana tjetër, modestët e Uellsit nuk mundën t'i përmbysnin shifrat, duke e mbyllur aventurën historike në gjysmëfinalet e "Euro 2016".
Me këtë gol Ronaldo iu afrua një tjetër rekordi, duke kapur shifrat e Platinisë (9 gola në finalet e turneve europianë).
Pjesa e parë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e gjysmëfinales së Kampionatit Europian, mes Portugalisë dhe Uellsit.
Skuadra surprizë e këtij kompeticioni ka qenë më insistuese, me disa depërtime të mira të Gareth Bejl, por që nuk ka gjetur në dy raste mesfushorin King për të finalizuar.
Raste ka patur edhe Portugalia, por, mbrojtësi Kollins ka qënë në lartësinë e duhur duke ndalur disa herë Kristiano Ronaldon.
Aktualisht, Portugalia do të presë kundërshtarin që do të përcaktohet nesër, mes Gjermanisë dhe Francës.
Pak minuta para ndeshjes, mediat ndërkombëtare publikuan edhe formacionet zyrtare.
Portugalia vuajti mungesën e Pepes në ndeshjen e sotme, pasi mbrojtësi pësoi një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes së fundit. Në vend të tij luajti Bruno Alvesh.
Rezultati final:
Portugali - Uells 2 - 0
Gol: Ronaldo 50´, Nani 54´
Formacionet zyrtare:
Portugalia (4-4-2): Rui Patricio; Cedric, Bruno Alves, Fonte, Guerreiro; Renato Sanches, Danilo Pereira, Joao Mario, André Gomes; Ronaldo, Nani.
Trajner: Fernando Santos
Uells (5-3-2): Hennessey; Gunter, Chester Collins, A. Williams, Taylor; Allen, Ledley, King; Robson-Kanu, Bale.
Trajner: Koleman