Edhe pse ishte një miqësore përpara sfidës së parë për Portugalinë në Europian kundër Islandës, portugezët nuk janë përmbajtur.
Në minutën e 36-të të ndeshjesh është shënuar goli i parë nga Kristiano Ronaldo, i cili mban autorësinë e një dopiete në këtë ndeshje.
Pas golit të shënuar nga ylli i Real Madritit, skuadra është zhbllokuar duke e përfunduar ndeshjen me rezultatin 7-0.
Portugalia luan të martën e 14-të Qershorit kundër Islandës në kuadër të Europiani.