Potreti i nje populli

Potreti i nje populli
Nje muze modest etnografik i veriut shqiptar me foto te Pjeter Marubit dhe nxenesit te tij, Kole Idromeno. Ekspozita e hapur deri me 9 maj ne MHK, prezanton peizazhe te Shkodres, Zadrimes, Dukagjinit, jeten sociale te fshatit dhe qytetit, perkatesine fetare dhe Luften per Pavaresi. Portrete burrash dhe grash shkodrane, zadrimore, dukagjinase, peizazhe te jetes qytetare dhe fshatare te veriut te Shqiperise, fotografi nga shpallja e Pavaresise, te realizuara nga Pjeter Marubi dhe Kole Idromeno nga viti 1888 deri me 1913. Ne nje ekspozite te hapur deri me 9 maj ne Muzeun Historik Kombetar. E quajtur "Portreti i nje populli", ajo prezanton 26 fotografi te Idromenos dhe Marubit. Fotografite e Marubit, i pari qe solli artin e fotografise ne Shqiperi, dhe nxenesi i tij Idromeno, jane marre nga arkivi i Institutit te Kultures Popullore Tirane. Jane pjese e projektit "Bujaria e Shqiponjave" te programit "Interreg III", qe mori persiper restaurimin dhe stampimin te Fotetekes "Marubi". Restaurimi i fotografive dhe shtypja jane kuruar nga fotografi Gino Bleve.

Ekspozita eshte e ndare ne tri seksione: "Grupe dhe Familje", "Grate" dhe "Burrat".

Ne te parin Marubi dhe Idromeno kane fiksuar familje te veriut te Shqiperise, Shales, Mirdites, Zadrimes, Shllakut, Dukagjinit ne vitet 1888-1900. Te Marubit jane "Fshataret e Mirdites" (1888), "Dy gra me kostume te thjeshta", "Burrat e Shales", "Malesoret e Shllakut", te gjitha te vitit 1890. Kurse Idromeno ne kete seksion prezantohet me "Fshataret Katolike te Zadrimes" (1890) dhe "Malesoret e Dukagjinit". Me se shumti ky seksion, duket nje muze i vogel etnografik i fundit te '800-es dhe fillimit te '900-es ne Shqiperi. Kemi ketu burra te veshur me tirqe, jeleke dhe breza te qendisur, çallma te lidhura ne koke, gra me fustane te gjera, te mbeshtjella me shami, shume bizhu rreth qafes. Te "Fshataret katolike te Zadrimes", burri, gruaja, dhe e reja (nusja apo bija), me qendrimet dhe portretet, ndihmojne per te lexuar pak nga natyra, karakteri i tyre. Burri me trupin qiri te drejte, mustaqelli, qe i ka kthyer shpinen dy grave qe ka ne krah, shpreh nje karakter krenar. Gruaja eshte e mbeshtjelle me shami. Kurse e reja eshte e futur ne nje fustan te gjate. Ka zbuluar floket deri tek nofulla dhe ka zbukuruar qafen me lloj e soj arturinash, mes tyre edhe nje kryq qe tregon perkatesine fetare. Ne fotografine "Malesoret e Shllakut gjate prodhimit te rakise" (1890), Marubi ka fotografuar nje grua me tipare noprane dhe me nje hije prej burri, me floke te gjate e te kreshperuar dhe me vetullat e ngrysura.

Seksioni i dyte, me 6 fotografi, "Pasazhe dhe skena te jetes sociale" i referohet jetes se malesoreve, puneve dhe zanateve te tyre, po aq edhe gezimeve e tyre. I takon Idromenos te tregoje me teper me artin e tij per Shkodren. Liqeni, Buna, Pazari i Shkodres, peizazhi rreth qytetit, shprehen te gjalla ne fotografite e tij. Tek "Nje pasdite vere ne Shkoder" e '900-es, ne rrugicat e njohura te Pazarit, te kufizuar nga te dyja anet me shtepi te uleta, shihen gra me çadra ne duar, te veshura me çitjane dhe me shami te gjata rrotull kokes qe u shkojne deri poshte belit. Ndersa grate enden ne rruget e pazarit, burrat jane arratisur larg qytetit dhe kane hedhur rrjetat ne liqen (ne foton "Peshkataret ne liqen", 1890).

Ai ka fotografuar edhe dy pamje nga Shkodra, Uren e Mesit, ne periferi te qytetit dhe nje mjedis fshati, njerezit e shperndare ne fusha, e te tjere hipur ne kulla me rastin e Dites se Pavaresise. Dy fotot jane titulluar "Ura e Mesit Shkoder-Bune" (1900). Ne seksionin e trete, "Peizazhe dhe skena nga jeta sociale", Marubi eshte i pranishem me: "Atelieja e argjendarit" (1900) dhe "Londini di Zadrima" (1890). Ne fotografine e pare shihet nje argjendar para nje tezge me bizhu. Kurse fshati Zadrimor, tregohet me fshataret ne ara dhe qete qe plugojne token. Kendi qe i eshte kushtuar grave dhe vajzave malesore, te mban me gjate perpara fotografive. Nga Idromeno nje fshatare ne festen e luleve, nje katolike duke dale nga shtepia, dhe nje kurtizane, pare nga Marubi, perbejne seksionin "Grate".

 "Gruaja katolike qe del nga shtepia" eshte e mbuluar koke e kembe dhe ka nje shikim te ndrojtur, gati te frikesuar. Kurtizania e veshur me nje fustan me krahe te gjere dhe jeleke te qendisur, e tera e mbuluar me bizhu, zbukurime ne floke, rruaza ne qafe, unaza ne te gjithe gishterinjte, eshte e rehatuar ne kolltuk dhe duket e kenaqur. Nje tis lumturie ka rene edhe mbi portretin e fshatares nga lumi i Bunes, qe po shkon ne festen e luleve. Ne koke ka buken e zbukuruar me lule dhe ka veshur xhublete.

Per burrat ne ekspozite ka nje vend po aq te rendesishem. Per ofiqaret, luftetaret, fetaret e Shkodres se 900-es. Ky eshte seksioni i fundit i titulluar "Burrat". Ne krye eshte fotografia e Idromenos, "Dy katolike qe tregojne pikturen e Skenderbeut" (1910), ku shihen burra brenda nje manteli te zi deri ne fund te kembeve.

Po nga Idromenoja kemi edhe fotografine e Ismail Qemalit me nje ofiqar turk te veshur me uniformen zyrtare, dhe ne mes tyre eshte nje femije i veshur me kostum popullor. Fotografi shkodran ka nje numer fotosh, qe i kushtohen Festes se Pavaresise. Ne fotografite "Banda Ushtarake e Lirise" (1910) dhe "Dita e Pavaresise" (1913) duken femije me uniforme qe mbajne ne duar flamuj dhe vegla muzikore, klarineta, daulle, fagot. Ja nje menyre per te treguar per gezimet e tyre. Veshjet dhe trupat e hajthem te femijeve flasin per kushte te veshtira jetese. Nje realizim artistik i perkryer, qe te fton te rrish gjate ne kete seksion eshte ai "Takim per vellazeri", ku nje grup burrash kane zaptuar faqen e nje mali.

Veshjet e tyre jane gjithfaresh, qe nga fustanellat deri tek pardesyte e gjata.

Ne kete seksion "Marubi", eshte i pranishem me foton e nje femije me veshje popullore, "Femije nga Korça me kapelen e nje luftetari, realizim i 1890-es. Vihet re nje pozim i thjeshte dhe natyral i femijes se veshur me fustanelle, me nje rrip te zi rreth gjurit dhe ne brez dhe nje kapele luftetari. Ekspozita e Marubit dhe Idromenos, e hapur ne kuader te aktiviteteve qe Ambasada Italiane po zhvillon keto kohe ne Tirane me sloganin "Shqiperi-Itali, dy popuj, nje det, nje miqesi", qendron deri me 9 maj ne Muzeun Historik Kombetar. Ndihet vetiu nevoja e nje hapesire me te madhe, me me shume fotografi qe krijojne nje imazh te plote per artin e dy fotografeve dhe mjeshterine e tyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama