Pozicioni i dytë më popullor është përsëri fjetja në njërin krah, por i shtrirë në të gjithë gjatësinë e krevatit, pozicion që lidhet me natyrën ëndërrimtare dhe dëshirën për të ndryshuar jetën aktuale. Përsa i përket personave me një vullnet të hekurt, shumica e tyre flenë në shpinë drejt ose të kthyer në një krah, me duart jo të hapura anash, por të mbajtura poshtë. Nga ana tjetër, ata që flenë barkas, kanë një tendencë që të kenë më pak kontroll mbi jetën e tyre dhe që të jenë konfuz.
Megjithatë, realizuesit e studimit, disa ekspertë britanikë, saktësuan se këto rezultate lidhen vetëm me një pjesë të madhe të grupeve të studiuara prej tyre dhe se ka raste të shumta përjashtimesh, ku dilet nga ky rregull.