TIRANE, 18 Nëntor/ATSH/. - Kuvendi miraton të enjten kalendarin e shqyrtimit ne komisione të projektligjit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2016 dhe projektligjeve financiare që kanë lidhje me të.
Ligji më i rëndësishëm financiar i vitit mbërriti të martën në parlament. ndërsa ministri i Financave, Shkëlqim Cani e prezantoi draftin në Konferencën e Kryetarëve.
Rendi i ditës i punimeve të seances se sotme parashikon dhe shfuqizimin e ligjit "Kodi i Etikës së Policisë", ndërsa për votim vijojnë të mbeten disa pr/ligje, miratimi i të cilave kërkon 84 vota, si ndryshimet ne Kodin Rrugor, nje shtesë në ligjin "Për nëpunësin civil", etj. /a.s/f.n/