TIRANË, 25 Nëntor/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve nis të mërkurën diskutimin e projektligjit "Për vetëqeverisjen vendore", që parashikon një kuadër të ri ligjor për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, pas reformës së thellë administrativo-territoriale.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi pritet të prezantojë draftin në komision, i cili percakton rishikimin e kompetencave të njësive vendore, duke shtuar këtu dhe funksionet e reja që do të marrin, si bujqësia, funksioni i ujitjes dhe kullimit, shërbimit të zjarrfikësve, shërbimeve sociale lokale, pyjeve dhe kullotave etj. /a.s/ /a.g/