Pranga 14-vjecares dergoi sms gjate ores se mesimit
- Botuar: 16 vite më parë
- Shkruar nga:
Vajza nga Wauwatosa East High School ne Wisconsin, vazhdoi ta mohonte se kishte pasur celular edhe pas marrjes ne pyetje nga polici. Ai i kerkoi numrat e telefonit te prinderve. Pas disa tentativave qe deshtuan per shkak te numrave te pavertete qe jepte vajza, u arrit te njoftohej e ema.Por edhe pas mberritjes se nenes ne shkolle, vajza nuk pranonte qe posedonte nje telefon. U desh nderhyrja e nje policeje femer, e cila e kontrolloi dhe zbuloi celularin. Ajo u arrestua, u pezullua per nje jave nga shkolla dhe u denua me 298 dollare gjobe, ndersa telefoni iu konfiskua.
Top-Channel