Pranga policit i vendosi eksploziv kolegut ne makine

Pranga policit, i vendosi eksploziv kolegut ne makine

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e djeshme, ku automjeti i një polici u hodh në herë me eksploziv. Policia bën të ditur se, ka arrestuar 2 shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes. Mësohet se në pranga ka rënë një efektiv policie, pasi në bashkëpunim me Renato Kazanin kanë tentuar të vrasin efektivin e policisë së komisariatit numër 6, Shkurt Toplani.

 Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme Renato Kazanin, 18 vjeç.  Ndërsa, sot seksioni Kundër Akteve Terroriste ka arrestuar Shaban Lamin, 52 vjeç, punonjës policie në komisariatin e policisë Nr.5 Tiranë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi mbrëmë rreth orës 22:00, në afërsi të rrugës “Petraq Leka” në Kombinat, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin, duke vendosur një sasi lëndë eksplozive në automjetin tip “Ford Fiesta” me targa TR 0086 D punonjësin e policisë, Shkurt Toplani.

Ngjarja

Shpërthen makina e një efektivi policie të Komisariatit 6. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00 në rrugën “Petraq Leka, në zonë e Kombinatit. Makina private me targa “TR 0086 D”, në pronësi të Shkurt Toplanit, ndodhej e parkuar në afërsi të komisariatit kur ka ndodhur shpërthimi, nga i cili janë thyer xhamat e një lokali. Policia bëri të ditur se, autori i ngjarjes është vëllai i një të shoqëruari të 48 orëve më parë. Nga të dhënat e bluve mësohet se automjeti i llojit “Ford Fiesta” ka pësuar dëmtime në pjesën e pasme, ku ishte vendosur lënda plasëse.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama