Një efektiv policie është vënë në pranga, pikërisht se nuk ka respektuar rregullat për të cilat ndëshkon të tjerët. Policia e Qarkullimit rrugor ka prangosur sot një efektiv të komisariatit të policisë numër 4, pasi është kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Burimet policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur efektivi Naim Visha është konstatuar se ka kaluar me semafor të kuq, një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor që shoqërohet edhe me arrestimin e shkelësit.