Pranga shqiptarit diten ishte futbollist ne darke shiste heroine

Pranga shqiptarit, diten ishte futbollist ne darke shiste heroine

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap me 1 kg heroinë. Sipas medieve italiane shqiptari bënte një jetë të shumëfishtë, ku gjatë ditës ishte futbollist amator, ndërsa në darkë shiste kokainë për të paguar lojërat dhe pokerin, ndërsa frekuentonte edhe lokalet e modës.

27-vjeçar me inicialet M. L., është vënë në pranga pas një hetimi të gjatë që kishte nisur pikërisht nga shpenzimet e shumta që bënte ai edhe pse ishte i papunë.

Mësohet se fqinjët e shqiptarit në pallatin ku jetonin e kishin denoncuar, pasi në banesën e tij janë parë shumë njerëz të ndryshëm që hynin dhe dilnin. Gjatë aksionit të policisë janë arrestuar edhe dy shtetas italianë, të cilët kishin blerë drogë. Përdoruesit italian të drogës i përkasin moshave 33 dhe 53 vjeç, të cilëve u janë gjetur një sasi prej 10 gramësh.I riu shqiptar, pas vënies në pranga është dërguar në burgun e Marassit dhe është vënë në dispozicion të prokurorisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama