Pranimi i Kosoves Gashi le pezull Shqiperine

Pranimi i Kosovës, Gashi lë pezull Shqipërinë

Kosova ishte shteti dhe Kombëtarja më e re që iu shtua UEFA-s pas zgjedhjeve të mbajtura të martën, në Budapest.Gashi_0 Federata në fjalë u bë anëtari i 55-të i qeverisë së futbollit kontinental, pas një votimi që u nda shumë ngushtë, 28 vota pro, 24 kundër dhe me dy fletë të pavlefshme.

Ky vendim pa dyshim që është një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët dhe kosovarët në botë, por në të njëjtën kohë është një trampolinë edhe drejt pranimit në FIFA (Kongresi do të mbahet javën tjetër në Meksikë), i cili do t'i hapte dyert anëtares më të re në UEFA që të luante kualifikueset për Botërorin 2018, në Rusi.

Por, në të njëjtën kohë, pranimi i Kosovës në UEFA do të bëjë që shumë lojtarë të kësaj kombësie, të cilët luajnë me përfaqësuese të tjera të mund t'i bashkohen kauzës dhe të lënë vendet që përfaqë- sojnë deri tani, duke nisur nga Shqipëria, e për të vazhduar më pas me Zvicrën, Belgjikën, Finlandën, Suedinë e kudo që aktivizohen. Dhe një prej atyre që mund t'i bashkohet Kosovës është pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, i cili aktualisht aktivizohet në kampionatin amerikan, me Kolorado Rapids.

"Është një moment historik për futbollin e Kosovës, - tha Gashi për 'MLSsoccer.com'. - Unë mendoj se ne e kemi treguar në të gjithë botën sesa vlen futbolli i Kosovës, prandaj ky pranim në UEFA na bën krenarë. Por ndërkohë, shpresoj gjithashtu se hapi i radhës do të jetë pranimi në FIFA, në mënyrë që Kosova të ketë mundësinë të luajë kualifikueset e Botërorit 2018. Do të luaj për Shqipërinë apo për Kosovën? Aktualisht jam i përqendruar tek arritja jonë e madhe me Shqipërinë, duke parë që Europiani po afron. Por se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, këtë nuk e di, duhet ta mendoj", deklaroi Shkëlzen Gashi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama