Prapakuintat dhe party i Miss Globe

Prapakuintat dhe party i Miss Globe
Në katër vite që ky konkurs ndërkombëtar bukurie bëhej në Shqipëri, përfaqësuesja jonë i ka shkuar shumë afër kurorës por pa mundur ta rrëmbejë atë. Almeda Abazi është misi dhe mbretëresha i këtij evenimenti. Por ajo që ju keni parë në skenë ka qenë vetëm një pjesë e atmosferës që u krijua. Ne do t’ju tregojmë për pjesën tjetër.

REDONI MENDON EDHE PËR PIJET


\"\"

Redon Makashi nuk i ka munguar një evenimenti të tillë si “Miss Globe” i cili jo vetëm që i ka krijuar kantautorit mundësinë për të patur takimin e rradhës me publikun e tij, por edhe të rrijë mes femrave të bukura. Kështu Redoni nuk ka harruar të furnizohet edhe me pije në mënyrë që mbrapakuintave të mos e harxhojë kohën kot.

KOZETA NUK HEQ DORË NGA KËRCIMI

\"\"

Vitet ikin por pasioni mbetet. Kështu ka ndodhur edhe me Kozeta Bakiun, ish balerinën e talentuar e cila tani punon si koreografe. Gjatë aftër Party tek “Mai Tai”, Kozeta nuk ka humbur kohë por ka kaluar natën duke kërcyer si për të na thënë se pavarësisht se linajat e saj nuk janë më si ato të një balerine, shpirti i saj mbetet gjithnjë ai i një kërcimtareje. Bravo Kozeta!

VALBONA JOSHET NGA TURI

\"\"

Edhe Valbona Mema është një mikeshë e përhershme e Aldës dhe Petrit, organizatorëve të evenimentit. Kështu ata e ftojnë gjithmonë këngëtaren e njohur për të sjellë një copëz traditë nga kënga jonë popullore. Ndërkohë paparaci ynë e ka kapur Valbonën mbrapa kuintave në një moment shumë të ngrohtë me Turin, djalin i cili punon si parukier i artisteve.

TRE MISET E MUNGURARA

\"\"

Të tria mund të ishin fare mirë pjesmarrëse në një konkurs bukurie nëse në kohën kur ishin 20 vjeçare të kishte pasur një aktivitet të tillë në Shqipëri. E megjithatë edhe sot që iu duhet të gjykojnë miset, Dade, Bulku dhe Mihali spikasin për hijeshinë e tyre, por mbi të gjitha për një klas për tu pasur zili.

KUR BUKURIA ËSHTË “VESI” I FAMILJES

\"\"


Kjo është familja e cila është lumturar më shumë nga të gjithë të dielën e kaluar pasi Almeda i bëri të lumtur të gjithë duke fituar një kurorë misi mes miseve të gjithë botës. Por siç e shikoni edhe nga fotoja duket se bukuria është një atribut i gjithë femrave të familjes Abazi, pasi edhe e motra e Almedës por edhe mamaja janë gjithashtu shumë të bukura. Por nuk diskutohet mbretërësha e mbrëmjes atë natë ishte Almeda e cila pas fitores së kurorës së Mis Tiranës dhe Miss Shqipërisë fiton një të tretë, atë të Miss Globe.


PanoramaPlus

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama