90 minutat e fundit të Kategorisë Superiore do të shpallin zyrtarisht kampionin e ardhshëm. Burime për "Panorama Sport" bëjnë me dije se në rast se Skënderbeu do të fitojë titullin, festa do të bëhet një ditë më vonë në Korçë.
Do të ndodhë ashtu si në ndeshjen Granada-Barcelona, ku këta të fundit fituan titullin, por kupën e ngritën një ditë më vonë.
Në rast se Partizani do të fitojë titullin, atëherë festa do të bëhet të mërkurën në Tiranë. Fillimisht, FSHF kishte menduar si opsion që kupa të qëndronte në Lushnjë dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të nisej drejt Vlorës ose drejt Tiranës me helikopter.
Kjo pistë ra. Të gjithë janë duke pritur me kuriozitet dhe ankth të madh se cila prej të dyja skuadrave do të shpallet kampione e Shqipërisë.
Pikëpyetjet e mëdha shtohen akoma më shumë. Do të ketë festë në Tiranë, apo në Korçë? Dilemat do të marrin fund të mërkurën në mbrëmje.