Rusia do të jetë vendi që do të mbikëqyrë shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Përveç asistencës në transportim dhe shkatërrim, Rusia do t’i paguajë Shqipërisë për këtë proces afërsisht 2 milionë dollar. Marrëveshja është arritur me negocimin e SHBA-ve.
Lajmi raportohet nga gazeta ruse “Kommersant”. “Ka arsye të besohet se vendi për shkatërrimin e është gjetur, dhe do të jetë Shqipëria”, ka thënë një burim diplomatik për gazetën.
SHBA-të kërkuar për të gjetur një vend me pagesë për shkatërrimin e këtyre armëve kimike, pas nuk u ofrua asnjë vend vullnetar. Fillimisht SHBA-të negociuan me Turqinë dhe Jordaninë por këto vende nuk pranuan. Më pas u arrit një marrëveshje me Norvegjinë për të marrë në konsideratë kërkesën, por në fund edhe ata refuzuan.
Faza e parë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë nis sot më 1 nëntor, ndërsa faza e dytë më 15 nëntor. Organizata për ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) ka rënë dakord me autoritetet siriane që këto armë të shkatërrohen jashtë territorit të Sirisë. Kushti i vetëm i Sirisë është që transporti i armëve të mos kryhet nga SHBA-të.
Në këtë situatë, Shqipëria mbetet e vetmja zgjidhje reale. Sipas ekspertëve, Tiranë është tërësisht e orientuar nga SHBA-të dhe Uashingtoni nuk mund ta refuzojë. Krahasuar me fqinjët Shqipëria ka një infrastrukturë më pak të zhvilluar, por ka një eksperiencë të mirë në këtë fushë gjashtë vite më parë, kur u bë vendi i parë në histori që shkatërron plotësisht armët kimike. Në 2007, Shqipëria shkatërroi rreth 16 tonë gaz mustardë dhe substanca të tjera toksike të akumuluara gjatë periudhës së Enver Hoxhës.