Prej muajsh i fshehur ne fabrike 20-vjecari do te kete nje shtepi

Prej muajsh i fshehur ne fabrike, 20-vjecari do te kete nje shtepi
Eric Simons një sipërmarrës i ri në Silicon Valley ka përfunduar në faqet e gazetave javen e kalaur pasi jetonte në fshehtësi në zyrat e Aol. Por tanimë mësohet se ai  së shpejti do të ketë një shtëpi. Siç raporton gazeta e përditshme “San Jose mercury news’ 20-vjeçari ka marrë së fundi një kredi të re prej 50 mijë dollarësh falë investitorëve të rinj që interesohen për kontributin e tij në në zyrat e Aol në Kaliforni.

Historia e tij u shfaq javen e shkuar në faqen e internetit CNET dhe ka gjeneruar një bujë mediatike, duke tërhequr edhe investitorë të rijn për kompaninë, në të cilën Valley kishte punuar për një projekt për tërmetet. Për rreth dy muaj ai fshehu rrobat e tij në një pjesë të kompanisë, fjeti në divanë dhe ka mbijetuar më ushqimet e thata që i shpërndaheshin punonjësve çdo mëngjes. 20-vjeçari hiqej si një punonjës i Aol por u zbulua nga një roje i ndërtesës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama