Futbollisti i Evertonit Oumar Niasse është arrestuar nga policia britanike për dhunë. Një telefonatë e bërë në rajonin e policisë në 'Broughton Lane' të premten, detyroi agjentët të arrestonin futbollistin senegalez.
26-vjeçari ka firmosur në shkurt të këtij viti një kontratë prej 13 milionë paund me Evertonin dhe gjatë kësaj periudhe ka luajtur vetëm dy takime. Sipas "Daily Mail", sulmuesi u lirua me detyrim paraqitje deri në përfundim të hetimeve.
Ndërsa televizioni "BBC" ka cituar dhënësin e klubit që thotë se dënon çdo lloj forme abuzimi, por rasti në fjalë meriton hetime për të zbardhur ngjarjen.