Premiera hipotetike

Premiera hipotetike
Në mbyllje të konferencës së djeshme me median drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, bëri të ditur se premiera e tretë e teatrit, do të jetë një vepër shqiptare. Pas "Elektra" që është në proces dhe "Gjashtë personazhe kërkojnë autor" që sapo ka filluar, Skrami flet për një vepër tjetër që dihet se nga do vijë por nuk dihet se cila është.


Ajo do të jetë vepra që do të fitojë Konkursin e Dramës Shqipe. Konkursi nuk është në proces dhe askush nuk ka si ta dijë cila është fituesja dhe çfarë niveli ka ajo.


Rezultati i konkurseve të Dramës Shqipe ka qenë gjithnjë i trishtueshëm: Vepra që kanë zhgënjyer. Kurse Skrami ka sigurinë që ajo vepër do të jetë e mirë, aq e mirë sa ta fusë në kalendar që tani si premiera e tretë e sezonit që do të nderojë 65-vjetorin e themelimit të Teatrit Kombëtar.

Jorida Pasku : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama