Federata gjermane ka qenë ndër të parat që zbuloi premiot zyrtare për 23 lojtarët në Francë. Premiot e gjermanëve hynë në fuqi nga kualifikimi në çerekfinale.
Pas fitores ndaj Sllovakisë, lojtarët fituan 50 mijë euro për kokë, në total 1.15 milionë euro. E njëjta shumë do të ofrohet edhe për "kokën" e Italisë.
Kalimi në finale do të vlejë 1.15 milionë euro, ndërsa vetëm nga fitorja e kupës më 10 korrik në Paris do përfitojnë 150 mijë euro. Pra, në total 300 mijë euro për kokë.