Premtimi i pambajtur i Merkelit

Premtimi i pambajtur i Merkelit

Marrëveshja për Greqinë ka nxitur reagime nga deputetët e parlamentit gjerman, nga i gjithë spektri politik. Zëdhënësi i Partisë së Gjelbër, Dieter Jancek shkroi në "Twitter": "Merkeli flet për humbje besimi. Askush nuk e shkatërroi më tepër besimin sesa Gjermania. #JoGrexit".

Ndërsa kreu i Kancelarisë Federale, Peter Altmaier shkroi: "Europa ka fituar. Impresionuese dhe e fortë. Gjermania ishte pjesë e zgjidhjes nga fillimi në fund. Mirë për Greqinë dhe për Euron".

E përditshmja gjermane, "Bild" vendosi si kryefaqe Merkelin me një pamje të lodhur, me teksin "Pas gjithë këtyre premtimeve se nuk do të ketë një program të tretë, ja ku janë 86 miliardë euro për Greqinë".

Kancelarja gjermane ka mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Greqisë dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për një forcim të masave shtrënguese ndaj saj, çka ka çuar në një ftohje të raporteve mes Berlinit dhe Athinës. Grekët e kanë fajësuar Merkelin se po tregohej tejet "e ashpër" me Greqinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama