Autoritet lokale kanë vendosur në pranga një 44-vjeçare pasi kjo e fundit ka premtuar nxjerrjen e një vize në këmbim të 2 900 eurove. Mbi shtetasen Fahrije Kolaj, rëndon akuza e “Vjedhjes me anë të mashtrimit”, sipas nenit 143 të Kodit Penal. 44-vjeçarja nga Kopliku i Shkodrës, ka pranuar ryshfet ndaj shtetases me inicialet L.A duke i premtuar kësaj të fundit nxjerrjen e një vize.
Më 1 tetor 2013, shtetasja L.A, 35 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banuese në Tiranë, kë bërë kallëzim në polici ndaj Fahrije Kolajt, pasi sipas saj 44-vjeçarja i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 2 900 euro pranë nënstacionit elektrik. Forcat e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, kanë bërë të mundur arrestimin e 44-vjeçares paraditen e djeshme, ndërsa materialet i kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.