Lideri i LPD-së, Jonuz Msliu, ka deklaruar në një intervistë për “Presheva jonë” ka thënë se, “nëse Krimeja e Ukrainës do t’i bashkëngjitet Rusisë, duke u thirrur në referendum, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën, sepse ne më herët kishim referendum të tillë për këtë,” Deklarata Msliut, i cili bërë një krahasim paralel mes Luginës së Preshevës dhe Krimesë nuk janë mirëpritur në Serbi.
Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, përmes një deklaratë për “Tanjug “ ka kritikuar liderin e LPD-së dhe kryetarin e Kuvendit të Bujanocit se, “me deklarata të tilla Mulsiu cenon integritetin e Republikës së Serbisë”.
Ai ka kërkuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojë dhe të dënojnë këto deklarata. Madje Vulin është kureshtar dhe kërkon të dijë se, kush qëndron pas deklaratave të Musliut.
Musliu sot u është përgjigjur Vulinit përmes duke pohuar se, “pas deklaratave të mia qëndron Putin, në fakt idetë e tija për popujt autokton. Ne falënderojmë presidentin rus, i cili po thirret në kartën e OKB-së për të drejtat e popujve autokton për vetëvendosje, çka edhe referendumi ynë i 1 dhe 2 marsit 1992 ishte përqendruar në këto baza.
Nuk di unë se, pakica ruse në Krime është autoktone apo jo, veç mund ta di, çka është konfirmuar edhe historikisht se, popullata shqiptare në Luginën e Preshevës është autoktone. Këtë e ka dëshmuar edhe historiani serbe Rade Mihaljçiç në librat e historisë për nxënësit e shkollave në Serbi, se shqiptaret në Serbi janë autokton e serbët ardhacak”, thotë Vulin.
Putin: Kam respekt për shqiptarët e Kosovës
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin vazhdon të krahasojë Krimenë me Kosovën, duke thënë se populli atje ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e vet, po aq sa Kosova pati në vitin 2008.
Në fjalimin në të cilin ka zyrtarizuar aneksimin e Krimesë, presidenti rus, Putin ka cituar vendimin e GJND-së që ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës. Me siguri për herë të parë ndonjëherë, Putin ka thënë se ai ka respekt për shqiptarët e Kosovës.