Presheva leshon dronin portreti i Rames para policise serbe

Presheva leshon 'dronin' portreti i Rames para policise serbe

Në pritje të vizitës historike të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Luginën e Preshevës, e para e një zyrtari të tillë të lartë shqiptar në këtë zonë, qytetarët kanë vendosur një portret të shefit të qeverisë përpara godinës së komisariatit të policisë. Siç duket, qytetarët e Luginës së Preshevës, janë shumë të entuziasmuar për këtë vizitë historike, aq sa portretin e Ramës e kanë shpalosur “dronin e radhës” përpara policisë serbe

Kjo edhe në shenjë proteste për heqjen e flamujve shqiptarë nga ky qytet si dhe arrestimin e 5 personave të cilët po i vendosnin ato, për mikpritjen e kryeministrit shqiptar. Edi Rama viziton Luginën e Preshevës, ku dhe do të mbajë një fjalim në Shtëpinë e Kulturës, me komunitetin shqiptar, për të nisur më pas rrugën e kthimit në Tiranë, pas vizitës historike të tij në Serbi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama