TIRANE, 12 Nëntor/ATSH/- Në datat 15-16 nëntor 2015 do të zhvillohet në Belek të Turqisë, Samiti i Forumit të G-20 të Antaljas, që mbahet nga Presidenca e Turqisë së G-20.
Në këtë Samit do të marrin pjesë shumë lidera botërorë të 20 vendeve kryesore të botës, siç janë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, Presidenti Kinez Xi Jinping, si dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel.
Presidenti turk, Erdogan do të mirëpresë këta liderë në mesditën e datës 15 nëntor.
Në vijim do të bëhet një foto familjare. Më pas do të mbahet sesioni i parë me titull "Rritja Ekonomike Përfshirëse: Ekonomia Globale, Strategjitë e Rritjes, Strategjitë e Punësimit dhe të Investimit", ku do të marrin pjesë të gjithë liderët botërorë.
Në ditën e dytë të Samitit do të mbahet një sesion i veçantë që ka te bëjë me rregullimet financiare, taksën ndërkombëtare, luftën kundër korrupsionit, si dhe reformimi i FMN-së me kapitull "Rritja e Rezistencës Financiare". Gjithashtu pritet të mbahet një sesion i veçantë në mes të këtij Samiti, i cili ka të bëjë me krizën politike në Siri dhe menaxhimin e refugjatëve me titullin "Sfidat Globale: Terrorizmi dhe Kriza e Refugjatëve".
Në një intervistë dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar u shpreh se me marrjen e Presidencës së Forumit të G-20's në 1 dhjetor 2014, Turqia ndoqi në përgjithësi politikën e i) shpërndarjes së rritjes globale të qëndrueshme dhe përfshirëse nëpërmjet veprimit kolektiv, me një pikëvështrim të zhvendosjes përpara të potencialit të ekonomisë globale, duke formuluar prioritetet si "3I" (në anglisht), që do të thotë Përfshirje (Inclusiveness), Zbatim (Implementation) dhe Investim (Investment), si dhe ii) promovimit të Vendeve në Zhvillim me të Ardhura të Ulta (Low Income Developing Countries / LIDC-ve) dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME-ve).
Ai u shpreh se Turqia pati si qëllim veçanërisht implementimin e politikave për integrimin e mëtejshëm në tregun e punës të grupeve jo më avantazh, siç janë grupet e të rinjve dhe grave, duke ulur kështu pabarazinë dhe duke promovuar integrimin e SME-ve dhe LIDC-ve në ekonominë globale në favor jo vetëm të vendeve anëtare të G-20's, por edhe atyre jo anëtare të G-20's.
Ai theksoi që LIDC-të dhe grupet jo me avantazh janë veçanërisht të rëndësishëm dhe për këtë qëllim nën Presidencën Turke të G-20's janë mbajtur; në gusht në Stamboll Samiti i Rinisë-20 (Y-20), në tetor në Stamboll Samiti i Grave-20 (Ë-20), Samit ky që është përfshirë në angazhimet e G-20's, dhe Dialogu i Hapjes Rajonale me Vendet e Karaibeve, si dhe në prill 2015 në Washington është mbajtur Dialogu i 5-të Vjetor ndërmjet G-20's dhe vendeve anëtare Anglo-saksone dhe Frankofone.
Ambasadori Bayraktar, pasi theksoi që Forumi Botëror i SME-ve ishte mbajtur në bashkëpunim me Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, ai tha se Ambasadorja e G-20 Turke Sherpa, Zonja Ayse Sinirlioglu mbajti nga një fjalim si në New York në Asemblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ashtu edhe në Bangkok në Takimin e 71-të të UNESCAP (Komisioni Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara për Azinë dhe Pacifikun).
Takime këto të mbajtura gjatë Presidencës Turke. Ajo ka qënë prezente edhe në takimet rajonale dhe ndërkombëtare si psh, Forumi Ndërkombëtar Ekonomik 2015 i Shën Petërburgut dhe Forumi 2015 i Kroacisë. Forumi i G-20's është themeluar në vitin 1999 nga 19 vendet liderë botërorë dhe përfaqësia e Bashkimit Europian.
Turqia mori Presidencën e Forumit, muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe vitin e ardhshëm do t'ia japë Kinës mandatin e radhës në Samitin e Antaljas.
Gjatë Presidencës Turke, janë mbajtur shumë takime në nivel ministrash, psh., në nivelin e Ministrave të Financës, Guvernatorëve të Bankave Qendrore, Ministrave të Bujqësisë, Ministrave të Punës dhe Punësimit. Gjatë kësaj periudhe, është mbajtur për herë të parë në historikun e G-20's mbledhja e Ministrave të Energjisë, me qëllim arritjen për të gjithë në një akses të vazhdueshëm të energjisë. /a.g/