Në emisionin e Frank Skiner në BBC2, Gud tha se qeveritë rreth botës kanë pasur kontakte të rregullta me alienët për shumë dekada. I pyetur pse alienët nuk takojnë dikë të rëndësishëm, si Presidenti Barak Obama, për të qenë më të besueshëm, Gud tha se në fakt “Është e sigurt se në vitin 1954, Presidenti Ajzenhauer ka pasur tri takime me alienët”. Ajzenhauer, i cili ishte president nga viti 1953 në 1961, njihej si besimtar i fortë i jetës në planetë të tjerë. Takimi i parë ka ndodhur me alienë me pamje “nordike”, por marrëveshjet janë “nënshkruar” me një racë të quajtur “Alienët Gri”.
Sipas dokumenteve të klasifikuara të nxjerra nga Ministria britanike e Mbrojtjes në vitin 2010, Uinston Çërçill ka urdhëruar që kontakti me UFO-t të mbahej sekret, pas raportimeve nga forcat ajrore se ishin hasur me një UFO, ndërsa fluturonin nga Gjermania në Francë. Çërçill thuhet se ka diskutuar me Ajzenhauer se si të reagojë ndaj dëshmive të UFO-ve.