TIRANË, 18 Nëntor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi shpalljen e dy ligjeve të miratuara së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.
Me dekretin nr. 9317 Presidenti dekretoi shpalljen e ligjit nr. 119/2015 "Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile". Ky Këshill do të jetë një strukturë këshillimore e autonome pranë qeverisë, e cila do të garantojë bashkëpunimin institucional me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, në dobi të zgjerimit të demokracisë dhe konsolidimit të qeverisjes së mirë.
Ndërsa me dekretin nr. 9318 Presidenti dekretoi shpalljen e ligjit 120/2015 "Për miratimin e Buxhetit faktik të Shtetit për vitin 2014", i miratuar më 6 nëntor në Kuvend.
/a.s//m.m/