TIRANE, 21 Nëntor/ATSH/- Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u mblodh këtë të shtunë rreth orës 19.05 minuta në selinë e Presidencës për të diskutuar mbi masat që duhen marrë për t'u përballur me terrorizmin, që kanos sot me shumë se kurrë botën pas sulmeve të fundit në Francë.
Në mbledhjen që u mbajt pa praninë e mediave, dhe përfundoi rreth orës 20 e 50 minuta ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri, Edi Rama, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ai i Brendshëm, Sajmir Tahiri, kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Major Jeronim Bazo.
Mbledhja e fundit, e cila ka pasur në fokus çështjen e terrorizmit është mbajtur më 17 janar.
Në këtë mbledhje u vu theksi në nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të sigurisë, ndërsa kryeministri Rama premtoi në atë kohë Qendrën Kombëtare të Sigurisë.
Megjithëse autoritetet shqiptare thonë se nuk ka një kërcënim konkret për Shqipërinë, në rrugët e Tiranës vërehen masa të përforcuara sigurie.
vijon...
/a.gjonaj/ /a.g/