Presidenti Nishani takim me Guvernatoren Gjoni Nuk do te preket stabiliteti financiar

Presidenti Nishani, takim me Guvernatoren Gjoni: Nuk do te preket stabiliteti financiar

Pas takimit me kreun e qeverisë Rama, Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim edhe me të ngarkuarën mbrëmë prej Këshillit Mbikqyrës si Guvernatore në detyrë, Elizabeta Gjonin.

 

Gjata takimit në Presidencë, Nishani teksa i ka vënë në dukje zonjës Gjoni rëndësinë e detyrës së re si Guvernatore, i ka garantuar mbështetjen institucionale për përmbushjen me rigorozitet të të gjitha përgjegjësive.

 

Presidenti shprehu bindjen se në bashkëpunim me Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe të tjerave institucione financiare të vendit dhe ndërkombëtare, do të përballohet situata e krijuar dhe nuk do preket kurrsesi stabiliteti financiar i Bankës së Shqipërisë dhe i vendit në përgjithësi.

 

Gjatë bisedës me Guvernatoren në detyrë, mes tjerash, Presidenti Bujar Nishani vuri theksin gjithashtu mbi seriozitetin, përgjegjësinë, zbatimin e standardeve të larta profesionale dhe pavarësinë institucionale, si kushte themelore për një besim të qëndrueshëm të qytetarëve ndaj stabilitetit financiar të garantuar dhe zhvillimit ekonomik normal të vendit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama