TIRANË, 11 Tetor/ATSH-Gjergji Mima/ -Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar te dielen ne mbremje , Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën "Nderi i Kombit" me motivacionin: "Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian 'Francë 2016', për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë".
Shqipëria u kualifikua për herë të parë në fazën finale të një kampionati Evropian, duke fituar 3-0 në Armeni.
/f.n/