Presidenti i Islandes braktis tribunen VIP ulet me tifozet ndaj Frances

Presidenti i Islandës braktis tribunën VIP, ulet me tifozët ndaj Francës

Përformanca e Islandës në "Euro 2016" vijon të tërheqë vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare. Pasi eliminuan Anglinë pak ditë më parë në fazën e 1/8-ave, ata do të kenë përballë Francën në çerekfinale.

Untitled-4 Ekipi modest pritet të ketë një mbështetje të zjarrtë nga tofozët e saj në shkallët e stadiumit, paçka se luajnë kundër vendit organizator, Francës.

Por tifozët e Islandës do të kenë edhe një mbështetës special pranë tyre. Presidenti islandez ka thënë për "CNN" se do ta ndjekë ndeshjen në shkallët e stadiumit me tifozët e tij.

"Përse mund të shkoj në tribunën VIP dhe të pijë shampanjë kur këtë mund ta bëj kudo?",-ka thënë ai duke buzëqeshur, ndërsa ka shtuar se: "Jo, do të jem në shkallët e stadiumit bashkë me tifozët dhe do të vesh fanellën e Islandës".

Islanda është një nga skuadrat surprizë të këtij europiani. Pas eliminimit të Anglisë me rezultatin 1-2, ata duket se po merren seriozisht nga ekipet e mëdha.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama