TIRANË, 19 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk do të zhvillojë një vizitë në Tiranë të dielën, 22 nëntor, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.
Kjo vizitë, siç ka bërë të ditur vetë Presidenti i KiE, Tusk përmes faqes së tij "Twitter", do të zhvillohet në orën 10:00' të ditës së dielë.
Takimi është pjesë e një turi ballkanik, që do të nis të shtunën pasdite, në orën 18:00 në Serbi, ku do të takohet me Kryeministrin, Aleksandër Vuçiç, për të vijuar më tej në Tiranë duke përfunduar turin ballkanik në Maqedoni ku do të zhvillojë një takim me Presidentin George Ivanov për vijuar dhe një takim me Kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski./a.g/