Presidenti i Lacios lobing per De Biazin ne stolin e Italise

Presidenti i Lacios, lobing për De Biazin në stolin e Italisë

Pas ish-trajnerit të famshëm italian, Marçelo Lipi, tashmë është presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ai që sponsorizon Xhani De Biazin për stolin e të kaltërve.de biaziiii Mediat italiane kanë zbuluar dje se Lotito po këmbëngul te kreu i federatës, Karlo Tavekio, për të zgjedhur De Biazin si trajner të "axurrëve" pas largimit të Antonio Kontes. Sipas raportimeve më të fundit, kandidatët më potencialë për stolin e Italisë janë Klaudio Ranieri, Roberto Donadoni dhe Simone Ventura, të cilët pëlqehen nga Tavekio.

Gjithsesi, presidenti i Lacios, i cili aktualisht është këshilltar i kreut të federatës italiane, mësohet se ka një ndikim të madh në vendimmarrje. "Lotito mund të ndikojë në zgjedhjen finale, nisur edhe nga arritja e madhe që De Biazi bëri me Shqipërinë.

Me siguri drejtori sportiv, Igli Tare, e ka shtyrë edhe më shumë presidentin e Lacios për të bindur Tavekion në këtë zgjedhje", shkruante dje portali "blastingneës.com". Megjithatë, deri më tani çdo gjë është në kuadrin e hipotezave, pasi De Biazi e ka mohuar të jetë futur në bisedime me Federatën Italiane të Futbollit. Ai do të sqarojë fillimisht gjërat me Shqipërinë pas përfundimit të Europianit.

Mediat në Itali kanë raportuar gjithashtu dje se një tjetër kandidat potencial është edhe Vinçenco Montela. "Për të shkuar te De Biazi, më parë Tavekio duhet të ulet në bisedime me Ranierin dhe Venturën, për të parë nëse këta janë gati", citonin të hënën portalet italiane. Suksesi Jehona e kualifikimit historik të Shqipërisë në Europianin e Francës vazhdon ende, por këtë herë ajo po trajtohet më shumë nga televizionet prestigjioze ndërkombëtare.

Gjiganti mediatik "Eurosport" ka bërë së fundmi një reportazh në Kombëtaren shqiptare, kur kjo e fundit po përgatitej për miqësoret e muajit mars. Protagonistët e suksesit kanë treguar për kualifikimin. Trajneri De Biazi mendon se Kombëtarja ka kryer një mision që shkon përtej një arritjeje futbollistike. Ai ka theksuar se ky sukses erdhi si rrjedhojë e një bashkimi të fortë nga çdo shqiptar.

"Në jetë duhet të besosh gjithmonë në aftësitë e tua. Nëse nuk e bën, atëherë është e kotë që shpreson. Kjo ishte fitorja e një populli të ndarë, por të ribashkuar në një flamur. Ky është një aspekt i mrekullueshëm", ka deklaruar trajneri kuqezi. Pjesë e reportazhit ishin edhe lojtarët, duke filluar nga kapiteni Cana, portieri Berisha, mesfushori Lenjani dhe sulmuesi Sadiku


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama