PRISHTINË, 14 Nëntor /ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shpallur të dielën ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të mbrëmshme në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës.
"Me vendim të Presidentes Jahjaga, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit", thuhet në njoftim /b.j/ /a.g/