Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë batutat në prezantimin e projektit të stadiumit "Arena Kombëtare", teksa ka theksuar se ai do jetë një ndër më të bukurit në Europë. "Kur një përfaqësues i UEFAs erdhi dhe po flisnim për projektin, i thashë: Keni stadium si ky ju përvec Juventusit dhe Udineses? Jo tha. Domethënë është stadiumi i tretë modern i Italisë. Besoj mirë jemi se pastaj kur të pëfundoj jam i bindur që mund të hahemi edhe me "Juventus Stadium" për nga bukuria dhe atmosfera që do krijohet për kombëtaren se di sa do munden ta krijojnë të njëjtën atmosferë pastaj Partizani me Dinamon dhe Tiranën por ato janë punët e Shakos", tha Rama.