Prezantohet Manaj Nuk kam frike. Peskara rast per tu shfrytezuar

Prezantohet Manaj: Nuk kam frikë. Peskara, rast për tu shfrytëzuar

Rei Manaj që nga dita e djeshme është pjesë e Peskarës, një klub që e ka marrë në huazim për një vit nga Interi dhe që pritet t'i ofrojë mundësi më të mëdha për të shprehur talentin e tij në futbollin italian.

MANAJ

Manaj mendon se është gati për t'u bërë një futbollist i rëndësishëm në Serinë A dhe nuk e ka fshehur këtë mendim para mediave italiane.

"Për mua, Peskara është një mundësi shumë e madhe të cilën dua ta shfrytëzoj sa më mirë që të jetë e mundur. Dua të shpërthej. Po pres me padurim orën që të tregoj atë që vlej. Jam i ri, është e vërtetë, por kjo nuk duhet të jetë një alibi", tha sulmuesi shqiptar për "Rete 8".

Rei Manaj duke bere vizitat mjekesore te Peskara

Rei Manaj duke bere vizitat mjekesore te Peskara

"Jam i ndërgjegjshëm që duhet të përmirësohem, por edhe për cilësitë që kam. Nga të rinjtë, te futbolli i të rriturve është një hap i madh. Unë nuk kam frikë.

Do të mundohem menjëherë të fitoj besimin e trajnerit, shokëve të skuadrës e natyrisht të tifozëve të Peskarës, për të cilët më kanë thënë se janë shumë pasionantë. Është pikërisht ajo që i duhet një lojtari si unë. Qytetet e nxehta më japin një shtysë të madhe. Shpresoj të mos zhgënjej pritshmërinë", ishin fjalët e para të sulmuesit 19 vjeçar si një futbollist i Peskarës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama