Prezantohet ne Tirane Programi i Bashkepunimit Shqiperi-KiE per vitet 2015-2017

min-e-jashtme Foto Agim Dobi (2)TIRANË, 27 Tetor/ATSH/- Ministria e Punëve të Jashtme prezantoi sot në Tiranë Programin e Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës për periudhën 2015-2017.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, zv/ministrja e Punëve të Jashtme, Odeta Barbullushi, pasi shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për forcim të bashkëpunimit me Këshillin e Evropës, tha se ky program i përshtatet fazës euro-integruese në të cilën ndodhet Shqipëria.

Ajo gjithashtu shprehu nevojën për koordinim të mëtejshëm të marrëdhënieve me institucionet e tjera të Bashkimit Europian të përfshira në sfidat integruese të vendit tonë, ndër të cilat veçoi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut./b.k//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama