Me mijëra besimtarë po vizitojnë kishën e Shën Dhimitrit në Shkup të Maqedonisë dhe kjo pasi një prift ka bërë të ditur se afresket e shenjtorëve nisën të ndryshonin ngjyrë pa asnjë lloj shpjegimi. At Zoran faktikisht pohoi se pikturat në muret e brendshme të ndërtesës fetare, prej kohësh të errët si pasojë e tymit të qirinjve, papritur nisën të qartësoheshin gjatë fundjavës me ngjyra të kuqe dhe të artë gjithnjë e më të shndritshme. Besimtarët ortodoksë, që në vend janë rreth dy të tretat e popullsisë prej 2,1 milionësh, nisën të vizionin gjithnjë e më shumë kishën.