Prirja per t’u ndare te femrat eshte gjenetike

Prirja per t’u ndare, te femrat eshte gjenetike
Ndërsa shtohet numri i martesave që përfundojnë në divorc dhe sociologë e psikologë analizojnë faktorët që çojnë në një vendim të tillë, një studim suedez zbulon një tjetër shkak shtesë. Përveç ndryshimit të mënyrës së të menduarit apo lirisë më të madhe, një tjetër faktor që i shtyn femrat drejt këtij vendimi mund të jetë edhe ai gjenetik. Studimi i institutit Karolinska në Suedi ka identifikuar genin femëror të divorcit, i cili është përgjegjës për munrin më të madh të divorceve, në rastet kur ato kërkohen nga gratë.

Është pikërisht oksitocina, e njohur ndryshe si hormoni i dashurisë, përgjegjëse për marrjen e një vendimi të tillë. Studioja suedeze ekzaminoi AND-në e 1800 çifteve të cilat kishin nga 5 ose më shumë vite bashkë dhe u vu re se femrat që manifestonin një ndryshim domethënës të genit receptor të oksitocinës ishin të prirura për t’u ndarë 50 për qind më shumë se femrat me receptorë normal të oksitocinës.

Dhe jo vetëm kaq. Femrat që paraqesin këtë anomali ishin gjithashtu më pak të prirura për martesë dhe marrëdhënie afektive. Ndërsa femrat me nivel normal të oksitocinës rezultojnë më të lidhura me partnerët e tyre, më të prirura për të dashuruar, madje edhe më të kënaqura seksualisht për shkak se gjatë një raporti seksual, sasia e këtij hormoni rritet 5-fish në krahasim me nivelin normal.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama