Në plazhet publike në vijën bregdetare të vendit ka nisur aksioni për prishjen e rrethimeve. Agjencia Kombëtare e Bregdetit nisi aksionin që ka thënë se do të jetë i pandërprerë deri në pastrimin e plotë dhe vendosjen e një marrëdhënie konkurruese, të ligjshme dhe bashkëkohore në biznesin e ujërave detare.
Rrethimi i ambienteve publike duke i shfrytëzuar si pronë private është një fenomen i përhapur në plazhet e vendit. Sipas AKB-së, ky do të jetë një një aksion në vazhdim deri në pastrimin e plotë të ambienteve të rrethuara.