Prishtina e ka seriozisht afron tre ish-lojtare te Shqiperise

Prishtina e ka seriozisht, afron tre ish-lojtarë të Shqipërisë

Mundësia e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare pas pranimit në UEFA, ka shtyrë klubet e Kosovës që të bëjnë investime serioze. I pari që po tregon më së miri një gjë të tillë është klubi i Prishtinës, i cili ka zyrtarizuar marrëveshjet me tre ish-futbollistë të kombëtares shqiptare të futbollit.

Dallku Curri

Që nga ky sezon, pjesë e Prishtinës do të jenë tre lojtarët të cilët kanë luajtur së bashku edhe në kampionatin ukrainas me Vorskla Poltavën: Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmed Januzi.

Me futbollistë të tillë, Prishtina shpreson të thyejë hegjemoninë e Feronikelit i cili ka fituar titullin kampion në dy sezonet e fundit në Kosovë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama