Prishtina vishet Kuq e Zi

Prishtina vishet Kuq e Zi

 Festat kombëtare të 28-29 Nëntorit kanë nisur të ndihen edhe në kryeqytetin e Kosovës. Mëngjesin e sotëm, komuna e Prishtinës ka filluar të vendosë famujt kombëtarë në rrugët kryesore. Ndërkohë që ka parashikuar edhe shumë aktivitete të tjera kulturore.

 

102 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja në skenë e UÇK-së, do e bëjnë Prishtinën dhe qytetet tjera të festojnë kuqezi, me shumë aktivitete kulturore, akademi dhe koncerte.

 

Në Prishtinë përveç aktiviteteve të tjera, është parashikuar edhe një panair i produkteve vendase me moton “Bli Shqip - Konsumo prodhime shqiptare”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama