Prishtine me mustaqe dhe gersheta shenohet 100 vjetori

Prishtine, me mustaqe dhe gersheta shenohet 100 vjetori
Qindra djem e burra me mustaqe dhe vajza e gra me gërsheta, nën ritmin e himnit kombëtar kanë dalë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë për të shënuar 100 vjetorin e shtetit shqiptar.

Ata janë mbledhur së bashku afër shtatores se Skënderbeut, dhe kanë kënduar këngë patriotike.

Ndërkohë, që thirrja më e shpeshtë ishte “Shqipëri Etnike”.

Milot Hasimja, njëri nga ideatorët e këtij marshimi, ka thënë se numri i pjesëmarrësve ishte më i madh nga sa e kishin pritur.

Ata që i bashkëngjitën këtij aktiviteti, thanë qe është me e pakta që mund të bënin, jo vetëm për të nderuar burrat dhe gratë e kombit, por edhe për t’i treguar kështu botës se nuk harrojnë asnjëherë respektin për sakrificën dhe kontributin e madh të tyre.

“Ka qenë një iniciativë e disa të rinjve të Prishtinës dhe është një shembull i mirë që përmes një akti simbolik të krijohet një kujtesë por edhe një solidaritet me gjithë ata burra që kanë shpallur pavarësinë e Shqipërisë më 1912 dhe objektivisht dëshmon se kujtesa është ajo që mban një popull dhe që e ushqen ëndrrën e lirisë që të jemi gjithnjë po ata. Të jemi shqiptarë etnik por që të jemi qytetarë të mirë të vendeve tona”, ka thënë Halil Matoshi per Express.

Pati edhe femra që dolën në këtë aktivitet. Me gërsheta edhe ato deshën të nderojnë gratë e kombit për të kujtuar kështu edhe punën e tyre për këtë komb.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama