Prishtine perleshje mes protestuesve dhe policise. Dhjetera te plagosur

Prishtine, perleshje mes protestuesve dhe policise. Dhjetera te plagosur

Regjistrohen përsëri incidente në protestën e organizuar këtë të martë në Prishtinë, nga lëvizja Vetëvendosje, ku është qëlluar me gurë dhe sende të tjera, ndërsa policia ka ndërhyre me gaz lotsjellës.

Protesta e sotme nisi e qetë, deri në momentin kur protestuesit nisën të qëllonin me gurë ndaj ndërtesës së Qeverisë. Rrethimi i selisë së ekzekutivit kësaj rradhe ishte i fortë dhe për të qetësuar turmën, e cila nisi përleshjen fizike me trupat e rendit, policia përdori gazin lotsjellës.Për pasoje rreth 22 policë mbetën të plagosur, ndërsa mjaft protestues patën probleme po ashtu. Ende nuk ka një shifër zyrtare se cili është numri i saktë i protestuevse që kanë mbetur të plagosur nga përleshjet e kësaj të marte.

Mes të plagosurve u regjistruan edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti e Visar Ymeri, të cilët u rikthyen më pas në sheshin e protestës. Aktualisht 27 protestues ndodhen ne komisariat.Media kosovare njoftoi për ndalimin e kryetarit të Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, por ai u lirua vetëm pak më pas.

Vetëvendosje, mësohet se do të organizojë një tjetër protestë, deri në plotësimin e kërkesave që janë: Largimi nga Qeveria "Mustafa", i ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç, si dhe dërgimin në Kuvend të Ligjit për Trepcën, me qëllimin kthimin e kësaj miniere në ndërmarrje publike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama