Problematiciteti shqiptar

Problematiciteti shqiptar
Botuar me 1935 Problemi ose Problematiciteti shqiptar... - Kemi trasheguar, thone, nje te shkuar kaotike; po kalojme, thone, nje te tanishme kaotike: e ardhmja paraqitet si nje zero matematike: "Shiko te shpetosh koken tende!" - Kete kenge vajtuese te kendojne sot Pleq e te Rinj, dogmatike e liberale. Te ditur, te paditur, te gjithe njerezit ketu brenda, i ka zene nje dobesi mistike, nje lodhje morale dhe materiale. Dhe si nje rrjedhje e natyrshme e gjithe kesaj gjendje, nje egoizem vetjak, materialist, i lidhur ngusht me indiferencen, merine, ligesine, dinakerine me te perçmuar tejpertej!. - Simptoma me tipike dhe me klasike te dekompozimit. Simptoma te dekadences, qe paraqitin popujt ne mbremjen e historise se tyre...

Ku gjendemi?

Le t'i leme per nje çast te qete ne kendin e lumtur te venerimit e te lutjes se tyre te gjithe ata njerez te mire qe qarku i mendimeve te tyre vjen gjithe rreth e rrotull boshtit te Fese.

Ketu n'anen tone ka nje tok njerez te nje kategorie tjeter, mendonjes te lire, qe mbeshteten ne shkencat pozitive dhe qe nuk u japin asnje rendesi metafizike fenomeneve shoqerore. Jane te Rinjte Intelektuale. Nje prej tyre, djale me karakter te ndritur dhe me pergatitje kulturale te mbaruar, perkrahes i nxehte i teorive shkencore te Determinizmit dhe Evolucionit, me shkruan:

"... Jo! Ate mbrema isha i sinqerte. Dhe siç e di fort mire, perpiqem te jem gjithnje i sinqerte. Te thashe ate qe mendoj".
"... Nuk shoh shesh perpjekjeje shoqerore ne konditat historike qe jemi. Çdo mendim eshte i kote ne kete drejtim".
"... S'ka fenomen shoqeror absolut dhe abstrakt. Çdo fenomen eshte rrjedhe faktoresh te ndryshem. Dhe sapo shfaqet, behet menjehere shkak per te lindur edhe nje tok fenomene te tjera. Individi, gjer ne nje pike, mund te ushtroje nje arbiter te lire. Po Shoqeria shtrohet nen disa rregulla te caktuara dhe harmonike. Teoria e Evolucionit zbatohet ne te gjitha llojet organike, kaq ne llojet biologjike, sa edhe ne llojet sociologjike".

"... Nuk kemi asnje baze shoqerore si nje te dhene (donne) historike. Dhe grada e vitalitetit tone shoqeror nuk paraqet asnje vlere sintetike. Te gjitha elementet tane shoqerore jane dekompozonjes. Karakteri yne shoqeror, i prishur, i shkallmuar, i korruptuar pa sherim".

"...' Nga te gjitha anet na kane rrethuar formime kombetare te forta, popuj me te shkuar, kombe me te ardhme. Ujerat qe derdhen nga malet tona kufizore derdhen ne nje det te huaj. As ketej, as andej, nuk do te na lene te rrojme ne keto halle. Do te gjejne menyre te na shuajne nga karta e botes pa na goditur me arme. Kalbesiren e kemi brenda ne veten tone. I ka rrenjet kaq te thella qe nuk do t'i gjejme dot kurre sado qe te germojme. Mbi keto rrenje qendrojne stave shekujt".

"... Qe te mundim te kemi nje fare shprese suksesi ne luften e jetes, mbetet vetem nje zgjidhje. Nderhyrja e nje fuqie superfizike! Nje mrekulli! Miracle! Eugene Lantilhac 1895! Jemi ne 1935!..."

Fenomeni shoqeror eshte nje fenomen fizik dhe bile, le ta them keshtu, nenfizik. Burimin e ka brenda ne jete, brenda ne balte. Qe nga koha qe kendoja Renan-in, nuk besoj me as ne "mrekulline greke" legjendare, qe per shume kohe pati nje adhurim te verber ne Perendim. Bota tjeter arriti ne epoken e qyteterimit mekanik e teknik dhe ne kerkojme akoma te ndertojme nje "Atdhe" kete ide te pare te vjeteruar te qyteterimit. Me nderhyrjen dhe hirin e nje fuqie superfizike? S'kam besuar kurre ne nje absurditet te tille"...

Nje klerik, nga ata qe besojne se Perendia ndau dynja-ne dhe xhenet-in midis te krishtereve dhe muhamedaneve, me thoshte nje here ne nje bisedim:

- Besimi e humbi fuqine e vet. Ligesia mbreteron kudo. Qe nga koha e dergimit te njeriut shkuan shume shekuj me radhe dhe çdo gje fisnike qe kish njeriu u prish dhe humbi ne fosat-in e kohes. Kudo ne dynja ka plot dinseze. Shenja te kijametit. Inati dhe mallkimi i Allahut plasi mbi kokat tona. S'na mbetet gje tjeter veçse te marrim grate e djemte edhe te marrim udhen per ne Beladi-mubareke qe te shpetojme shpirterat tane!..."

Ja dy tipe perfaqesimtare te gjendjes sone mendore dhe shpirterore te sotme. Ç'ndryshim ka midis menyres shkencore qe mendon i riu intelektual, qe kendoi vite me radhe ne perendim Renan, Darein, Marx etj. dhe qe di se ç'eshte Determinizma, edhe mendesise se varfer te Hoxhes se paditur te nje fshati ketu rreth e rrotull, qe s'eshte ne gjendje te kendoje asgje, as edhe librat me te thjeshte te fese se tij dhe qe mezi mesoi te vijezoje edhe nenshkrimin e vet?

Une nuk gjej asnje ndryshim. Asnje. Qe te dy jane viktima te fatalizmit me te keq. Dy tipe gjiri, te cilet, sado qe ecin ne udhera te veçanta dhe shihen me njeri-tjetrin me sy t'eger si armiq, me gjithe kete, jane miq te ngushte, shoke, aleate ne mendime dhe ne mendesi. Mbase sepse rrjedhin nga nje burim dhe rrojne brenda ne kondita shoqerore te nje ritmi. Qe te dy paralajmerojne humbjen dhe shkaterrimin. Qe te dy vendosin qe ne krye keq rrojtjen dhe ushqejne panikun. I pari sepse kendoi shume shkence pakuptuar shume gjera. I dyti sepse e fali tere jeten e vet ne lutjen te Perendia pa marre ne dore asnje liber, makar dhe fetare...

Ketu: Nevoja Providenciale e hoxhes nderroi forme dhe u be Nevoje Naturale ne syte e shkencetarit. Nje substance, nje konkluzion, nje koke e nje mendesi. Erresire tejpertej, deshperim pa mase, pertim, meskinitet, egoizem gjer ne trup! I pari egoist moral; i dyti egoist material. Fetarin e shtyn premtimi i xhennet-it. Afetarin e shtyn deshira e mireqenies. Nje sinonim simbolik!

Po! Problemi ose Problematiciteti Shqiptar! Kudo dhe ne te gjitha, ne çdo hap, ne çdo veshtrim, cipa e zeze e deshperimit. Kur njerezit, si anetare te nje Shoqerie, arrijne ne kete pike se qe te mos mendojne gje tjeter veç si te shpetoje shpirtin njeri edhe si te siguroje nje jete me te mire tjetri, pa ndonje lidhje te brendshme per vendin e tyre, pa ndonje doze vetemohimi, vullneti dhe ideali, ahere kjo shoqeri ndodhet krejt ne dekompozim, kjo shoqeri e ka humbur çdo baze qenieje dhe çdo shprese jetese, edhe vrapon me çape te shpejta per ne buze te gremines te zhdukjes historike.

Mos jemi te denuar valle te shuhemi para se te marim frymen e pare te jetes se lire?

Jo! Kush mendon keshtu, kush e ve qe tani ne dyshim vitalitetin historik te kombit, mund te jete njeri i mire, po eshte shqiptar i keq. Nuk them se te gjitha punet tona jane te trendafilta. Po kalojme dite kritike. Por ç'beme gjer sot qe te arrijme ne perfundim se nuk jemi te zote per asgje? Ku jane veprat tona qe tregojne graden e zotesise sone per te bere nje "Komb"? Ku jane?.. Me duket se jemi te semure. Te semure jemi nga shpirti e nga mendja. Vetem nje menyre sherimi ka: Te zihemi nga Shkenca!

Po! Shkenca! Kjo nuk jep shume premtime. Po ate qe jep, e jep me te vertete. eshte besnike ne fjalet e veta. Ajo vetem di te sheroje plaget tona mendore. eshte arma me e mire per te luftuar Fatalizmen dhe per te injektuar pak kurajo e shprese ne zemrat tona te thyera...

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama