Transferta nga Lioni drejt Lanionit, për t'u kthyer në bazën stërvitore në Peros Guirek, nuk ka qenë aq e qetë për përfaqësuesen kuqezi.
Problemet atmosferike për shkak të reshjeve të shumta kanë detyruar pilotët që të ndryshonin kursin e tyre, dhe të bënin një ulje të detyruar në Brest, rreth 150 kilometra larg qendrës stërvitore të kombëtares.
Kuqezinjtë më pas kanë vazhduar rrugën drejt qendrës së tyre stërvitore me autobus, duke mbërritur rreth një orë me vonesë në destinacionin e tyre.
.