Probleme me zemren? Ja disa keshilla

Probleme me zemrën? Ja disa këshilla
Rregullimi i ilaçeve

Ata që marrin trajtime me ilaçe, duhet të shkojnë tek mjeku i tyre i besuar dhe të këshillohen për dozën e ilaçeve. Ilaçet për zemrën ulin tensionin dhe duke u ndikuar nga temperatura të larta dhe në dimër nga lagështia, mund të kenë mjaft efekte negative.

Për këtë arsye, është e rëndësishme të dihet që, ata që vuajnë nga sëmundje të tilla, duhet t'i drejtohen mjekut të tyre, për ta përshtatur trajtimin në bazë të kushteve klimaterike.

Ç'lodhje pa stres

Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës gjatë pushimeve, duhet të bëjnë kujdes për aktivitetet e lodhshme që ushtrojnë, duhet t'i reduktojnë ato sa më shumë të jetë e mundur, sidomos nëse organizmi nuk është mësuar dhe nuk ka pasur ndonjë parapërgatitje fizike. Në mal, evitoni shëtitjet shumë të gjata dhe të lodhshme, ndërsa në det evitoni qëndrimin e gjatë në diell, sidomos në ditët e para të plazhit.

Është e domosdoshme që njerëzit që vuajnë nga sëmundje të zemrës, nëse dëshirojnë të bëjnë pushime në zona shumë të izoluara, duhet të sigurohen që atje të këtë qendra mjekësore.

Hidratim i kontrolluar

Shpesh, pacientëve që vuajnë nga zemra - sidomos nëse kanë kaluar të 50-at - mekanizmat që rregullojnë temperaturën e trupit u janë të dobësuar, ndjesia e të nxehtit, të ftohtit dhe të etjes janë të dobësuara.

Ju mund të pini ujë edhe kur nuk ju pihet, por kjo gjë mund të shkaktojë disa efekte negative: çrregullime mendore, përgjumje, gjendje të fikëti, por edhe ngadalësim të punimit të zemrës. Por, nëse keni dehidratim, ka efekte të tjerë; me humbjen e lëngjeve shtohet përqendrimi i ilaçeve në trup dhe efekti i tyre është më i fuqishëm.

Kështu që duhet pasur kujdes me ilaçet, sidomos antidepresivët (mund të shtojnë rënien e presionit të gjakut), ato diuretike (të cilat shtojnë dehidratimin) pasi në verë pacientët e moshuar duhet të mbajnë nën kontroll tensionin, dhe t'i drejtohen mjekut për të parë vlefshmërinë e terapive me ilaçe.

Ushqim i freskët

Është e nevojshme marrja e lëngjeve (rreth 2-3 litra në ditë), pra, të pish të paktën 1 litër e gjysmë ujë, por pa e pirë më zor. Në tavolinë nuk duhet të mungojnë frutat dhe perimet, të cilat pasurojnë trupin me vitamina dhe me kripëra minerale. Hiqni dorë nga pijet alkoolike dhe nga dozat e tepruara të kafeve, pasi ato prishin gjumin.



Gazeta Express

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama