Të kesh projekte të përbashkëta, të jesh i aftë të përballosh stresin e përditshëm që mund të shkaktohet nga probleme ekonomike, shëndetësore, të dish të mënjanosh agresivitetin, të kesh një farë ironie, një farë lehtësie në të kapërcyerën e vështirësive dhe gjëja më e rëndësishme, është të ndash nevojat e çiftit nga ato të familjes.
Në qoftë se familja ka nevojë për qëndrueshmëri, çifti, për të mos u mërzitur, duhet të ketë dhe një dozë të mirë durimi. Në përgjithësi, problemet nuk qëndrojnë te mosha, por tek vitet që kanë kaluar bashkë. Me fjalë të tjera, problemi është si të kemi një "ti" dhe "unë", përveç "ne".
Tek të tridhjetat ka një ndryshim te modelet në çift, d.m.th. dëshira për të ndarë gjithçka me partnerin, mënyrën e të bërit të gjërave, të gjithë investimin në punën e tyre. Në praktikë kanë një model të tyrin romantik, por mendojnë për karrierën dhe kjo shpesh çon në krizë raportin.
Kështu, kur njëri nga partnerët vendos të zhvendoset në një qytet tjetër me punë dhe tjetri vendos të mos e ndjekë. Tek të dyzetat problemi qëndron te një hapësirë autonome, pak hapësirë për "ai" dhe "ajo" të pavarur nga "ne". Për këtë arsye është e vështirë të vendosësh tek i njëjti person të gjitha cilësitë: në rastin e grave, për shembull, është burri i qëndrueshëm që jep gjërat kryesore dhe i dashuri që të bën të fluturosh. Por vjen një moment ku duket se marrëdhënia ka arritur në vijën e finishit. Ka disa shenja që e bëjnë atë të dallueshme, në mënyrë që të përgatiteni për fundin e pashmangshëm..
1.Nuk ndihesh e lumtur kur je me të, ndihesh e stresuar, e mërzitur.
2. Ti mendon shpesh për një ish-tëndin që ke pasur më parë, duke menduar se ke qenë më mirë me të.
3.Ke brenda teje një dëshirë për të ndryshuar në të gjitha drejtimet, në dashuri; ke dëshirë të ikësh dhe të largohesh, të jetosh në një vend tjetër, të ndërrosh punë, të ndërrosh edhe partnerin.
4. E shikon atë nën një këndvështrim tjetër. Të mërzit çdo gjë e tij, edhe për gjënë më të vogël nisni zënkat, si pse ka nisur të pijë çaj kur zakonisht pinte kafe, apo se e hap gojën si hipopotam kur qesh.
5. Ndihesh gjithnjë edhe më e distancuar prej tij, psikologjikisht dhe fizikisht.
Ke pak dëshirë të rrish me të, je si e shurdhër ndaj gjërave që të thotë. Përqafimet, përkëdheljet, puthjet bëhen gjithnjë edhe më të rralla. Dorë më dorë nuk rrini më shumë se një minutë, sepse justifikohesh se i ke duart e djersitura. Aktiviteti seksual në këtë fazë është një skandal i vërtetë, diçka shumë e shpejtë dhe me dhimbje.
6. Marrëdhënia në krizë kthehet në një fiksim.
7.Ti çdo ditë pyet veten se mos është vetëm një keqkuptim i përkohshëm që do të kalojë.
Por sa më tepër mendon, aq më tepër lidhja juaj me të është gati drejt zgjidhjes ti thua: "Nuk e dua më".
8. Ti nis e pyet prindërit, kolegët, të njohurit: "A bën vallë ai për mua?"
, "Ç\'mendoni për të?". Dhe, nëse përgjigjet e tyre nuk të kënaqin, ti i drejtohesh astrologëve, magjistarëve të ndryshëm dhe ato të forcojnë bindjen se është koha e përshtatshme të ndahesh me të.
CdoDite