Problemet e meshkujve per te cilat u vlon gjaku!
- Botuar: 16 vite më parë
- Shkruar nga:
1. Frika nga ndjenjat
Meshkujt e dinë se dashuria është një ndjenjë e fortë që mund të okupojë jetën e tyre. E dinë se femra e cila do t\'ua marrë zemrën do t\'ua marrë edhe pjesën më të madhe të kohës së tyre. Po ashtu e dinë se me hyrjen në lidhje të dashurisë ata u hapin dyert edhe vuajtjeve të ndryshme. Shumica kanë frikë nga ndjenjat e tilla, sepse nuk ndjehen të gatshëm. Ndihma e parë: Bëhuni ndaj tij e sinqertë dhe përdorni sensin për humor. Krijoni në mes jush atmosferë relaksuese. Kështu ai më shpejt do të krijojë besim në ty dhe më në fund t\'i lëshohet lidhjes.
2. Frika nga shoqet tuaja
Tmerrësisht kanë frikë nga komentet e shoqeve tuaja. Kjo për ta është ankthi i parë! I tmerron mendimi se dikush i analizon, dhe kjo nga thembra e deri në kokë: shoqja juaj me e mirë, motra jote… Ky është test që nuk është lehtë të kalohet, sepse shoqet tuaja, sikur edhe shokët e tij, ndonjëherë xhelozojnë. Këtë e dinë meshkujt. Ndihma e parë: I thuaj se shoqet tuaja tërë kohën flasin se si ai është shumë i lezetshëm dhe i këndshëm. Kjo do ta lirojë pak dhe do t\'ia kthejë vetëbesimin.
3. Frika nga refuzimi
Sa më shumë që janë të dashuruar, aq më vështirë e kanë të bëjnë hapa të ardhshëm. Kjo veti e çuditshme lind nga frika e reagimeve të partneres. Ata nuk duan të dëgjojnë: "Jo faleminderit, nuk je interesant". Ndihma e parë: Vetëm me sinqeritet. Zgjidhje tjetër nuk keni. Ia bëni me dije se ju pëlqen dhe se me gjithë qejf do të ishe me të në lidhje. Është zgjidhje e vetme.
4. Frika nga mendimet e shokëve
Meshkujt kanë frikë nga mendimet e shokëve të tyre sepse duan që të ruajnë imazhin e tyre të mirë në shoqëri. Ata vendimet e tyre më me rëndësi i sjellin nën ndikimin e të tjerëve. Kjo posaçërisht gjen shprehje kur është fjala për lidhjet e dashurisë. Ndihma e parë: Provoni të shoqëroheni me shokët e tij. Le të krijojnë bindje të mirë për ty. Nëse shokët e tij do të të pranojnë edhe ai do të ndjehet më mirë.
5. Frika nga ndërrimi i personalitetit të tij
Shumë meshkuj mendojnë se fillimi i një lidhje dashurie do t\'i privojë ata nga identiteti i tyre. Kjo është një frikë komplekse, e cila krijohet nga bindja e tyre se femra dëshiron të transformojë të dashurin në qenie pa pikë personaliteti. Për ta lidhja është burim i ndalesave dhe urdhrave. Ndihma e parë: Le të ndjejë se është duke të pëlqyer ashtu çfarë është dhe i thuaj se nuk të pëlqejnë partnerët që e ngulfasin njëri-tjetrin me kërkesa të tilla.