Problemet kryesore seksuale te grave jane: renie e interesit per marredhenie seksuale, jane te paafta te arrijne kenaqesine seksuale (orgazmen), ndjejne dhembje gjate aktit seksual (dispareunia dhe vulvodinya), etj.
Problemet seksuale
Ne keto konkluzione kane arritur shume studime te kryera ne shume klinika, por ne muajt e fundit jane komunikuar nga kerkuesit e “University Medical School” ne Londer ne revisten e njohur Angleze “British Medical Journal”. Sipas studimeve problemet seksuale edhe kur mjekohen vazhdojne t’i shqetesojne njerezit per shume kohe dhe tek disa te tjere mbeten permanente. Shume burra dhe gra me probleme seksuale thone se vuajtja e tyre eshte aq e forte fizikisht dhe psikologjikisht sa i detyron ta evitojne teresisht marredhenien seksuale. Nje problem tjeter serioz eshte se shume njerez qe vuajne nga problemet seksuale nuk kerkojne ndihme mjekesore ose mjekim kur kane probleme te tilla. Studimi kombetar Anglez tregoi se vetem njeri nga dhjete burra qe vuajne (10%) dhe njera nga pese gra qe vuajne (20%) kerkojne ndihme mjekesore.
Kultura dhe edukata seksuale
Keto konkluzione te studimeve sugjerojne se duhet patjeter te permiresojme menyren se si t’i zgjidhim problemet seksuale te njerezve, te mendojme si te permiresojme edukimin dhe konsultimin e marredhenieve seksuale, si te bejme edukimin mjekesor dhe perparimin profesional te doktoreve. Te gjitha ata qe i lexojne keto rreshta e kane te qarte se kur situata eshte e tille ne vendet me te zhvilluara te Evropes dhe Botes, ku ka sistem shendetesor te avancuar e te konsoliduar, si eshte ajo me keta lloj te semure ne vendin tone, ku kultura dhe edukata seksuale mungon dhe ku sherbimi shendetesor dhe kualifikimi i personelit mjekesor per problemet seksuale eshte ende i pazhvilluar.
Shkaktaret e problemeve seksuale
Çdo njeri qe merret problemet e seksit nuk çuditet me keto te dhena. Problemet seksuale jane ne rritje, per vete natyren e marredhenies seksuale qe eshte nje akt shume emocional, por edhe pse ato kane lidhje shume te ngushta me menyren e jeteses qe bejne njerezit sot.
Ja disa nga shkaqet e kesaj gjendjeje te rende ne vendin tone:
1-Varferia, papunesia dhe shqetesimi per te mbajtur familjet i largon njerezit nga jeta seksuale. Edhe per ata qe gjejne pune, punet jane te veshtira, pa kushtet e duhura higjienike, shpesh me ore shume te gjata dhe me njerez qe nuk ndjehen te sigurt ne se do ta kene punen e tyre perhere. Keta njerez kur kthehen ne shtepi, (ne qofte se kane nje te tille), shumica pa familje (emigrante brenda dhe jashte vendit). Sigurisht kjo lloj jete nuk te ben te deshirosh seks. Kush eshte i shqetesuar e i lodhur nuk deshiron seks por deshiron te çlodhet e te fleje.
2- Ne kushtet e jetes dhe ushqimit te keq vihet re nje rritje e obezitetit (gra e burra te dhjamosur), e diabetit dhe semundjeve te zemres. Keto semundje jane te afta te prishin jeten seksuale te njerezve. Ne keto kushte, ne shume njerez bije edhe niveli i testosteronit ne gjak dhe ky hormon eshte ai qe u jep, burrave dhe grave, deshiren per seks.
3- Ndarja e familjeve per arsye te emigracionit ekonomik ilegal e legal, ka bere qe shume çifte veçanerisht te reja te jetojne larg per shume vite. Kjo eshte me pasoja te renda personale shendetesore fizike dhe psikologjike dhe demton jeten seksuale te domosdoshme te njerezve. Pasojat e kesaj situate duken per dite ne jeten personave te veçante dhe te shoqerise ne pergjithesi. Shumica e atyre qe vuajne keto pasoja te emigrimit, shpesh here ilegal, jane te rinj e te reja qe sapo e kane filluar jeten familjare.
Rendesia e jetes seksuale
Jeta seksuale e mire eshte me shume rendesi per te gjithe njerezit. Per disa çifte kjo eshte pjesa me me rendesi ne marredhenien e tyre, per te tjere, mund te jete me me pak rendesi, por te gjithe duhet ta dime se marredhenia seksuale dashurore sjell perfitime reale fiziologjike dhe psikologjike per te gjithe dhe ajo nuk duhet te nenvleresohet. Ja pse njerezit me probleme seksuale duhet te kerkojne ndihme. Mjekesia nuk eshte e afte t’i beje njerezit me te pasur, ajo nuk eviton dot emigrimin, nuk u krijon dot kushte qe te rrojne me mire e te mos kene probleme te kesaj natyre. Por ne te gjithe duhet te dime mire se marredhenia seksuale e mire dhe me dashuri, pergjithesisht, eshte e dobishme per jeten dhe duhet te perpiqemi te krijojme ambient qe keto probleme qe pengojne jeten seksuale t’i kapercejme.
Te gjitha ata qe kane shqetesime seksuale duhet te kerkojne ndihme per te kapercyer vuajtjen e tyre. Mos mendoni kurre se jeni juve vetem qe vuani nga problemet seksuale, sepse jane shume te tjere qe kane probleme te kesaj natyre dhe qe shumica mund te perfitojne ne qofte se kerkojne ndihme. Jeta juaj do ta rrite kualitetin e saj. Nje marredhenie seksuale e mire e me dashuri, sjell perfitime te verteta fiziologjike dhe psikologjike. Si qenie njerezore ne kemi nevoje te prekemi